Strugë, uji jo i pijshëm për shkak të reshjeve të shiut

Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Strugë sot njoftoi qytetarët se për shkak reshjeve të shiut, uji në qytetin e Strugës momentalisht është jo i pijshëm.

Nga ndërmarrja shkruajnë se do të ketë njoftim tjetër kur uji të jetë i pastër dhe i pijshëm përsëri.

Reshjet në RMV janë shpeshtuar. Vetëm dje, përafërsisht në tërë terrritorin RMV ka patur njëkohësisht edhe reshje të dendura edhe zjarre, sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim të Krizave.