Niveli i Liqenit të Ohrit 14 centrimetera nën mesatare për nëntorin

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot ndodhet në kuotën prej 693,15 litra lartësi mbidetare (m.l.m), tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, raporton MIA.

Kjo është për 14 centimetra nën mesatare për muajin nëntor, i cili arrin 693,29 m.l.m. ose pesë centimetra mbi minimumin e lejuar natyror të vërtetuar në 693,10 m.l.m.

Kujtojmë se në projekt-vendimin e fundit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s thuhet se “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Rajonit të Ohrit (Shqipëria, Maqedonia e Veriut) të vendoset në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik” .

Ndryshe, Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në muajin korrik vendosi që Rajoni i Ohrit të mos përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Në vend të kësaj, Qeveria mori edhe pesë vjet kohë për të zbatuar rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e rajonit. Vendimi u mor në seancën e sotme të sesionit të 48-të të Komitetit, që po mbahet në Busan të Koresë së Jugut. Pro vendimit votuan 16 nga 21 vendet anëtare të Komitetit të Trashëgimisë Botërore. UNESCO e shtyu përfshirjen e Rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, bazuar në letrën e nënshkruar me zotimet dhe prioritetet që morën përsipër Qeveria dhe komunat.