Spasovski për incidentin e armatosur në “East Gate”: Bëhet fjalë për larje hesapësh mes kriminelëve dhe është rast i izoluar

Siguria e qytetarëve nuk është e kërcënuar. Ky është vlerësimi i ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski pas incidentit të djeshëm në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup, në në të cilin një burrë plagosi me armë zjarri dy persona në hapësirën e brendshme të objektit. Spasovski këtë incident e vlerësoi si rast të izoluar, duke thënë se, qytetarët nuk duhet të kenë frikë për sigurinë kur lëvizin në hapësirë publike, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, është formuar shtab i posaçëm në sektorin e punëve të brendshme Shkup, i cili së bashku me repartet për krim të organizuar, polici kriminalistike dhe çështje forenzike për mbledhjen e informatave dhe dëshmive, me qëllim që të konstatohen faktet dhe motivet e sulmit të djeshëm në “East Gate”.

“Bëhet fjalë për konstatimin e fakteve, por tani për tani nuk mund t’i ndajmë informatat me opinionin. Më së miri është që të gjitha informatat të merren nga institucionet zyrtare, ndërsa atë që shkruan dikush në rrejtet sociale të mos shumë seriozisht. Të gjitha dëshmitë po mblidhjen në kuadër të prosedurës hetimore dhe do të jeni të informuar për gjithçka”, tha Spasovski.

Ai tha se sulmi, është pjesë e aktiviteteve kriminele që ndodhin çdo ditë jo vetëm në Sbhkup, por edhe në qytete të tjera.

“Tani kemi shpallë luftë joselektive kundër atyre strukturave kriminele dhe këtu nuk do të ndalemi. Vetëm në muajin e fundut, kemi arrestuar tre si pjesë të grupit të cilët kanë qenë pjesë e operacionit “Mali” dhe ajo flet për një shkallë të lartë të angazhimit edhe për konfrontimin e atyre grupeve kriminele të cilët 30 vite i ka krijuar dikush”, tha ministri.

Incidenti i djeshëm i armatosur në QT “East Gate” është i dyti brenda dy muaji. Jozyrtarisht, në shënjeshtë të të shtënave ka qenë Rade Trajovski me nofkën Shtekli, ndaj të cilit është shtënë në “East Gate” edhe para dy muajve.