Sot do të luhen dy ndeshje në Ligën e parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija dhe Arsimi do të luajnë sot, njëra kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, tjetra kundër Vardarit. Këto ndeshje janë në kuadër të javës së 24-t, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija do të udhëtojë për në Gjorçe Petrov, ku do të luajë prej orës 14:30. Në të njëjtën kohë, Arsimi në Gostivar do të pret Vardarin.

Nesër pritet të luhet ndeshja Pelister – Struga, ndërsa pasnesër Shkupi kundër Bashkimit në Kumanovë.

Në kuadër të javës së 24-t, dje janë luajtur dy ndeshje, Akademia Brera humbi nga Tikveshi me rezultat 6-1, ndërsa Rabotniçki e fitoi Sileksin me rezultat 2:0.

Në krye të tabelës gjëndër Vardari me 58 pikë, 3 më shumë se Shkëndija dhe tetë më shumë se Struga. Në vendin e gjashtë gjendet Bashkimi me 32 pikë, Arsimi me 26 pikë gjendet në vendin e tetë, ndërsa Shkupi i fundit.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Tetovë më 1 prill (16:30), ndërsa ndeshja kthyese më 22 prill. Finalja do të luhet më 20 maj. Në njërën gjysmëfinale do të përballet Shkëndija e Tetovës me Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa në gjysmëfinale tjetër Ohri kundër Sileksit.