Kovaçevski nga Samiti i NATO-s: Po përforcojmë investimet në mbrojtjen kolektive për siguri të përforcuar të qytetarëve tanë
Sot në Vilnius, Lituani, zyrtarisht ka filluar Samiti i NATO-s, ku merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe udhëheq delegacionin qeveritar që përbëhet nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Kryeministri Kovaçevski, sot dhe nesër, do të merr pjesë në tre takimet e shefave të shteteve dhe anëtarëve të qeverive të Këshillit Veriatlantik, si dhe të shfave të ftuar të shteteve dhe qeverive të vendeve partnere Australi, Gjeorgji, Japoni, Republika e Koresë, Zelanda e Re, si dhe kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski është planifikuar të merr pjesë në Samit.
Në Samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, do të diskutohen sfidat urgjente të sigurisë. Në fokus të takimeve të liderëve të Këshillit Veriatlantik pritet të jetë përforcimi i mbështetjes për Ukrainën dhe përforcimi i marrëdhënieve të NATO-s me Ukrainën nëpërmjet krijimit të Këshillit NATO-Ukrainë. Liderët do të flasin për avancimin e aftësive mbrojtëse, ndarjen e përgjegjësive për furnizimin e burimeve, si dhe planet e reja rajonale të mbrojtjes.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, parashihet që Kryeministri Kovaçevski të ketë takime dypalëshe me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministrin e Greqisë, Kirijakos Micotakis.