Sonte rishfaqet “Sakati” në Teatrin e Tetovës (Foto)

Pas premierës së mbrëmshme, sonte në ora 19:00 në Teatrin e Tetovës do të jepet rishfaqja e veprës “Sakati”, transmeton Portalb.mk.

“Sakati” nën regji të Fitim Selimit dhe me tekst të dramaturgut Martin McSonagh to do vihet edhe njëherë në skenë sonte.

Çfarë trajton shfaqja?

Sakati Billy, është një jetim me aftësi të kufizuara që jeton me tezen e tij, Kate dhe Eilin në ishullin irlandez të Inishaamit. Ai është tallur rregullisht nga vendasit për gjendjen e tij dhe zakonet e çuditshme, veçanërisht për dashurinë e tij Helen dhe është subjekt i një thashethemi, se prindërit e tij vranë veten në vend që ta lindin si fëmijë. Tezet e tij birësuese komentojnë pamjen dhe sjelljen e tij, por nënkuptohet fuqimisht se ata kujdesen për të dhe e duan. Ndërsa banorët e qytetit e përqeshin atë dhe shpesh sillen mizorisht ndaj tij.

Aktorët që luajnë në shfaqje janë: Arlind Selimi, Bekim Smaili, Eli Livoreka, Mona Mustafa, Sheqerije Ilazi, Arta Zejneli, Jetmir Arifi, Hasim Memishi-Sopi.

Për kostumet u përkujdes Medina Hoxha, në skenografi Ylber Jashari dhe për muzikën Premtim Etemi.

Bileta për shfaqjen kushton 200 denarë dhe mund të merren te biletaria e Teatrit.

Përndryshe, kjo shfaqje është e treta e Teatrit të Tetovës për vitin 2023, ndërkaq së fundmi u mbajt edhe festivali teatror.