Për shkak të defektit, disa lagje të Shkupit mbetën pa ujë

Për shkak të defektit në Komunën Qendër, një pjesë e Krnjevës, Keramidnicës, Qendrës Tregtare East Gate, bulevardit Aleksandar Makedonski deri te pompa e benzinës Luk Oil dhe Zjarrfikësit kanë mbetur pa ujë, ndërsa presioni të ulët tl ujit ka në Maxhari dhe Hipodrom, transmeton Portalb.mk.

Ndërmarrja Publike e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi se ekipet kanë dalë në terren me mekanizim të plotë dhe po punojnë sistematikisht për heqjen e defektit.

Për momentin nuk parashikohet një kohë e saktë për zgjidhjen e problemit, ndërkaq ekipet do të qëndrojnë në terren deri në eliminimin e plotë të defektit dhe normalizimin e furnizimit me ujë në të gjitha pjesët ku është ndërprerë.

Një cisternë me ujë të pijshëm është gati dhe do të gravitojë nëpër zonat e banuara me ndërprerje të furnizimit me ujë në bazë të nevojave të qytetarëve dhe kërkesave të tyre drejtuar NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” Shkup

Për informata shtesë qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 02 3073 010.