Premiera “Sakati” nga regjisori  Fitim Selimi do të jepet në Teatrin e Tetovës

Teatri i Tetovës është gati që para publikut të sjellë projektin më të ri ‘’Sakati’’ nga regjisori Fitim Selimi me tekst nga dramaturgu i njohur Martin McDonagh dhe me këtë shfaqje mbyllin dhe repertorin për këtë sezon për tu ri takuar në vitin e ardhshëm me projektet e reja. Ky ishte projekti i tretë me radhë për sivjet po ashtu ky teatër mbajti dhe festivalin teatror, njofton Portalb.mk

Afishe e shfaqjes
Afishe e shfaqjes

Teatri i Tetovës më datë 15 dhjetor do të sjellë premierën e re ‘’Sakati’’ nga regjisori Fitim Selimi me tekst nga dramaturgu i njohur Martin McDonagh. Ky tekst trajton paaftësinë, varfërinë, mizorinë me një humor shumë të errët.

Sakati Billy, është një jetim me aftësi të kufizuara që jeton me tezen e tij, Kate dhe Eilin në ishullin irlandez të Inishaamit. Ai është tallur rregullisht nga vendasit për gjendjen e tij dhe zakonet e çuditshme, veçanërisht për dashurinë e tij Helen dhe është subjekt i një thashethemi, se prindërit e tij vranë veten në vend që ta lindin si fëmijë. Tezet e tij birësuese komentojnë pamjen dhe sjelljen e tij, por nënkuptohet fuqimisht se ata kujdesen për të dhe e duan. Ndërsa banorët e qytetit e përqeshin atë dhe shpesh sillen mizorisht ndaj tij.

Shfaqja flet dhe për bullizmin dhe pasojat që rrjedhin prej saj. Në këtë shfaqje janë angazhuar aktorët e këtij teatri; Arlind Selimi, Bekim Smaili, Eli Livoreka, Mona Mustafa, Sheqerije Ilazi, Arta Zejneli, Jetmir Arifi, Hasim Memishi-Sopi.

Kostumet: Medina Hoxha, Skenografia: Ylber Jashari, Muzika: Premtim Etemi

Premiera më datë 15 dhjetor do të jepet në orën 19.00, ndërsa rishfaqja më 16 dhjetor në orën 19.00. VIDEO

Rreth autorit 

Dramaturgu dhe regjisori Martin McDonagh është bërë një nga personazhet më të vlerësuar kohët e fundit. Shkrimtari, vetëm 52 vjeç, e filloi karrierën e tij me shfaqjen Mbretëresha e bukur e Linejnit. I tillë ishte suksesi i filmit të tij debutues, saqë ai nisi dy projekte të tjera për të përfunduar trilogjinë: A Skull in Connemara dhe The Lonesome West. Në vitin 1997, vetëm 27 vjeç, vazhdoi karrierën si dramaturg me trilogjinë e tij të dytë “Trilogjia e Ishujve Aran” pjesë e së cilës është dhe shfaqja që do të shihni. Kjo u prezantua në teatro të ndryshëm në Londër (Angli) dhe me këtë arriti ndërkombëtarizimin e shumëpritur.

Debutimi i tij i shumëpritur audio vizual erdhi në vitin 2005 me filmin e shkurtër Six Shooter, i cili u vlerësua shumë nga kritikët dhe fitoi çmimin e tij të parë Oscar. Tre vjet më vonë, ai shkroi dhe drejtoi filmin e tij të parë In Burges, ku luajtën Colin Farrell, Brendan Gleeson dhe Ralph Fiennes. Filmi i tij i fundit ishte filmi The Banshees of Inisherin, i cili shënoi ribashkimin 14 vjet më vonë mes protagonistëve të filmit të tij debutues, Colin Farrel dhe Brendan Gleeson.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Martin McDonagh ka qenë i nominuar për Oscar disa herë.

2005- Martin McDonagh e filloi karrierën e tij filmike. Filmi i tij i shkurtër Six Shooter u nominua në kategorinë e mëposhtme, ku edhe fitoi: Filmi më i mirë i shkurtër

2009- Anglo-irlandezi mori nominimin e tij të dytë me  In Bruges. Skenari më i mirë origjinal.

2018- Nëntë vjet më vonë, ai u kthye në listën e ngushtë me Three Billboards Outside Ebbing, Missouri me nominimet e mëposhtme: Filmi me i mire, Skenari më i mirë origjinal

2023- Filmi i tij i fundit, The Banshees of Inisherin, është nominuar në tre kategori: Filmi me i mire, Skenari më i mirë origjinal, regjisori më i mirë.