Festivali Teatror i rikthehet Tetovës pas tre vitesh ndërprerje me shfaqje nga Kosova dhe Shqipëria

Në konferencën për shtyp që mbajti sot drejtori Bekim Smaili, koordinatori Muzafer Etemi dhe aktori Marko Bogdanovski, folën rreth përgatitjeve të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës. Ata për publikun dhanë informacion rreth trupave pjesëmarrëse dhe rëndësinë që ka ky festival për këtë teatër dhe për njerëzit e këtij qyteti si dhe përmendën arsyet se përse ky festival u ndërpre për tre vjet, njofton Portalb.mk.

Fotografi nga pres konferenca e sotme
Fotografi nga konferenca e sotme

Koordinatori i këtij festivali, Muzafer Etemi theksoi se çdo qytet meriton të ketë teatër e sidomos tetovarët të cilët kanë dashuri të veçantë për ngjarje kulturore.

Nga e hëna fillon dhe Festivali Ndërkombëtar Teatror i Teatrit të Tetovës që për pesë net rresht do sjellë shfaqje e trupa teatrore nga vendi e rajoni.

Nga data 23 deri më 27 tetor Tetova do jetë nikoqire e radhës e festës teatrore me shfaqje nga vendi dhe rajoni. Është edicioni i tetë me radhë sivjet pas tre viteve ndërprerje shkaku i pandemisë dhe buxhetit jo shumë të favorshëm. Sipas koordinatorit të këtij festivali, aktorit Muzafer Etemi, “Teatrit të Tetovës krahas buxhetit shumë të vogël që i ndahet për projekte dhe për këtë festivali, gjithmonë duhet të sakrifikoj edhe buxhetin e një shfaqjeje që ta realizoj të njëjtin. Ndërsa, buxheti total gjithnjë është më i vogël se i teatrove tjera’’.

Ndaj, ai kërkoi që ky festival minimum të trajtohet si krejt festivalet tjera që mbahen në vend.

Festivali, sipas drejtorit Bekim Smajli nuk ka karakter garues, por revial dhe ndan vetëm një çmim, atë të publikut.

“Në dalje të teatrit, ka kuti në të cilat vendos fletushkën në të cilën publiku e ka vlerësuar shfaqjen nga 1 deri në 5 pasi ka pare çdo shfaqje. Pasi përmendi të gjitha shfaqjet pjesëmarrëse, entuziast që festivali po rikthehet tha se shfaqjet janë selektuar nga stafi apo bashkëpunëtorët e teatrit me konsultim me aktorët dhe miratimin tim si drejtor, pasi për të siguruar njerëz të fushës profesionale, juri profesionale është diçka e kushtueshme, që për momentin na kushton dhe nuk I plotësojmë dot këto kërkesa edhe pse me shumë dëshirë do t’i përmbushnim po të kishim mundësi. Kemi shkuar në këtë variant shkaku  buxhetit të vogël që ka ky festival krahas dëshirës së madhe tonës që ky festival të mbahet me çdo kusht dhe tetovarëve dhe jo vetëm për pesë net me radhe tu ofrohen shfaqje të larmishme të zgjedhura me kujdes. Nga viti 2020-22 nuk u mbajt festivali, shkaku i pandemisë por edhe për shkaqe financiare. Ne e rikthyem këtë festival tashmë, ashtu siç ne mundëm dhe dhashtë Zoti të ketë jetëgjatësi dhe rrugëtim të përhershëm.” tha ai.

Fotografi nga pres konferenca e sotme
Fotografi nga pres konferenca e sotme

Në konferencën që u mbajt sot përpara gazetarëve, drejtori Bekim Smaili, koordinatori Muzafer Etemi dhe aktori Marko Bogdanovski, folën rreth përgatitjeve të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës, për publikun dhanë informacion rreth trupave pjesëmarrëse dhe rëndësinë që ka ky festival për këtë teatër dhe për njerëzit e këtij qyteti, që siç thekson koordinatori Etemi, ’’jemi qytet me dy universitete dhe fatkeqësisht, akoma teatër nuk kemi’’.

Sidoqoftë, vështirësitë e organizatorëve janë ato që nuk duken kur synimi është ne themi të argëtohet publiku, ndërsa misioni i teatrit është më shumë se argëtim. Ftohen të gjithë teatërdashësit t’i bashkëngjiten kësaj feste. Hyrja paguhet me kohën tuaj ose siç rëndom themi: hyrja falas!

Programi i festivalit
Programi i festivalit

PROGRAMI:

23 tetor (e hënë) ora 20:00

Teatri i qytetit “Hadi Shehu”-Gjakovë

ALLO ALLO

Autor: Jeremy Lloyd&David Kroft

Regjisor: Ilir Bokshi

 

24 tetor (e martë) ora 20:00

Teatri shqiptar – Kumanovë

 

 

Afishe e festivalit
Afishe e festivalit

FLUTURIMI MBI TEATRIN SHQIPTAR

Autor: Jeton Neziraj

Regjisor: Erson Zymberi

 

25 tetor (e mërkurë) ora 20:00

Teatri i dramës -Shkup

ВЕРНИСАЖ

Autor: Vacllav Havell

Rеgjisore: Tea Begovska

 

26 tetor (e enjte) ora 20:00

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”-Tiranë

GRUAJA E THYER (16+)

Autor: Simone De Beauvoir

Regjisor: Endri Çela

 

27 tetor (e premte) ora 19:00

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj- Shkup

KROKODILI

Autor: Tom Basden (sipas tregimit të shkurtër të F. Dostojevskit)

Regjisor: Agon Myftari