Si t’i identifikojmë fotografitë e krijuara me Inteligjencë Artificiale?

Fotografitë e krijuara me inteligjencë artificiale gjithnjë po bëhen sa më reale dhe bëhet sa më e vështirë t’i dallojmë ato nga fotografitë e vërteta. Ekzistojnë disa mënyra që mund të përdoren për të identifikuar fotografitë e krijuara me inteligjencë artificiale, duke vërejtur teksturën jo-natyrale të tyre ose prapaskenën e deformuar të fotografive, shkruan Portalb.mk.

Më poshtë keni disa këshilla për atë sesi më lehtë mund të identifikoni fotografitë e krijuara me inteligjencë artificiale që të mos jeni pre e manipulimeve vizuale.

  • Gjeje burimin e fotografisë

Për të verifikuar vërtetësinë e një fotografie, kërkoje burimin e saj. Kontrolloji komentet ndër fotografinë për të gjetur informata për publikimin origjinal. Bëj një kërkim të imazhit duke përdorur mjete si Google Image Reverse Search, TinEye ose Yandex. Kjo mund të ndihmojë të gjesh burimin origjinal të fotografisë. Rezultatet e kërkimit mund gjithashtu të japin verifikime të fakteve të kryer nga media kredibile duke ofruar informata shtesë.

  • Kini kujdes nga teksturat tepër të pastra (smooth efekti)

Keni kujdes teksturat e krijuara me inteligjencë artificiale që paraqesin një pamje jo-natyrale shumë të pastër, që i ngjan një fytyre plastike që shkëlqen. Përkushtoi kujdes të veçantë këtyre detajeve që të identifikosh manipulim potencial.

  • Kërkoni logon  (watermark)

Një shenjë tjetër e vlefshme për identifikimin e fotografive të krijuara me inteligjencës artificiale është prezenca e një logoje. Për shembull, DALL-E 2, i vendos brenda çdo fotografie që merret nga ueb faqja e saj, edhe pse nuk mund të vërehet menjëherë. Në fotografinë në këndin e epërm në anën e djathë mund ta gjesh logon. Nëse të bie në sy logoja mund të lehtë të dallosh se fotografia është krijuar duke përdorur DALL-E 2.

  • Analizoje prapaskenën

Prapaskena e një fotografie mund të shërbejë si një tjetër indikator për të përcaktuar fotografia është manipuluar. Në fotografitë e manipuluara, objektet në prapaskenë mund të jenë të deformuara, siç ndodh me llambat e shtrembëruara të rrugës.

  • Zmadhoni dhe shikoni me kujdes

Fotografitë krijuara me IA shpesh në shikim të parë duken të besueshme dhe reale. Prandaj rekomandimi jonë i parë është që të shikosh mirë fotografinë.  Për ta bërë këtë, kërkoje fotografinë me rezolucion më të lartë dhe zmadhoje sa më shumë që mundesh në detaje sa më të rafinuara. Duke e zmadhuar fotografinë do të zbulojë falsifikimet ose gabimet që janë anashkaluar në shikim të parë.

A ekziston zgjidhje teknologjike për të identifikuar fotografitë e krijuara me Inteligjencë artificiale?

Një numër i madh i produkteve komerciale softuerike pretendojnë se kanë aftësinë për të identifikuar deepfake, duke përfshirë edhe oferta të gjigantit të teknologjisë Intel që krenohet me saktësinë 96% në identifikimin e videove të rreme. Megjithatë këto mjete janë të kufizuara, mjetet online falas nuk munden të identifikojnë saktësisht nëse një fotografi është krijuar nga inteligjenca artificiale apo jo.