Si të ushqehemi gjatë Ramazanit, intervistë me mjekun Benjamin Kamberi: Mos e anashkaloni syfyrin
Syfyri nuk duhet të anashkalohet gjatë këtij muaji të Ramazanit pasi që ndihmon në ruajtjen e energjisë dhe parandalon shtimin në peshë. Ai ka një ndikim pozitiv në metabolizmin e personave që agjërojnë. Kështu thotë për Portalb.mk mjeku i përgjithshëm Benjamin Kamberi. Ai rekomandon qytetarët që të konsumojnë më shumë ujë për të mbajtur trupin e rehidratuar gjatë gjithë ditës.
Portalb: Si duhet të ushqehemi shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit?
Benjamin Kamberi: Për sa i përket të ushqyerit gjatë kohës së Ramazanit është shumë e rëndësishme që personat të cilët agjërojmë të jemi të kujdesshëm në produktet ushqimore të cilat neve i vendosim në organizmin tonë brenda 24 orëve. Për arsye se gjatë të njëjtës periudhë zakonisht qytetarët dinë të bëjnë dy gabimet më të mëdha të cilat mund të ndikojnë keq në shëndetin e tyre.
Një prej gabimeve të para është evitimi i syfyrit, gjegjësisht mos konsumimi i ushqimeve në syfyr, gjë e cila sjell një problem metabolik ku rezulton me mundësi që personat në fjalë në vend se të humbin peshë të kenë efekt të kundërt gjegjësisht të akumulojnë më shumë gjëndra dhjamore dhe të kenë një trashje në fund të tridhjetë ditëve të cilin e kanë paraparë për të agjëruar.
Gabimi i dytë është ndoshta tejkalimi i ushqimeve në kohën e iftarit, praktikojmë zakonisht të ulemi dhe ndoshta me një shpejtësi më të madhe të konsumojmë sasi më të madhe të ushqimit gjë e cila paraqet problematikë reale dhe nuk duhet të jetë ashtu. Preferohet që të ushqyerit të jetë pak më e ngadaltë më graduale gjegjësisht nëse është e mundur të konsumohet ndonjë një ushqim më i lëngshëm supë apo diçka e ngjashme dhe të pauzohet pak që të ketë mundësi që sistemi digjestiv të përgatitet për përpunimet e ushqimit, dhe pastaj të kalohet në ushqime të begatshme me proteina dhe me karbohidrate natyrore. Është e rëndësishme që këtu të përdoren edhe perime dhe pemë të cilat do të ndikojnë në mirëmbajtjen e mirë të organizmit gjatë muajit të cilin e agjërojmë. Patjetër duhet evituar ushqimet të cilat fërgohen për arsye se yndyrat në fjalë do të paraqesin problematika në aspektin e metabolizmit të të njëjtave.
Portalb: Si ndikon agjërimi në metabolizmin e trupit?
Benjamin Kamberi: Është një fenomen shumë i rëndësishëm se si agjërimi në fakt ose intermitent fasting e cila përdoret kohërave të fundit në botë përmison metabolizmin e organizmit dhe më tutje ndoshta edhe imunitetin e personave në fjalë. Në këtë rast vlen të ceket se gjatë agjërimit në një periudhë ndoshta më të gjatë gjegjësisht diku deri në 12 orë, organizmi jonë arrin që t’i djegë të gjithë sheqernat të cilat neve i kemi konsumuar në ushqimin e fundit të cilin e kemi e përgatitur, dhe pas kalimit të orës dymbëdhjetë, veç se trupi fillon të ndjejë uri, glukoza e cila ka qenë e akumuluar në muskuj dhe në heper veç se i harxhon rezervat e veta, dhe trupi jonë atëherë konverton yndyrat në produkte ushqyese që të mundet organizmi të funksionon, dhe dhjamin të cilin e kemi akumuluar në trupin tonë ngadalë ngadalë fillojmë të reduktojmë të humbim peshë dhe në atë mënyrë organizmi të ushqehet gjegjësisht të ketë energji.
Një proces tjetër është se nëse kjo uri zgjatë më shumë se disa orë të tëra gjegjësisht nëse kapim ditë atëherë vetëm se kemi edhe destrukcion të proteinave ku organizmi proteinat i metabolizon dhe i krijon me sheqerna gjegjësisht në burime ushqimore. Në pika të shkurta këtu i kemi proceset e metabolike të cilat ndodhin gjatë të agjëruarit.
Portalb: Çfarë duhet të hamë në syfyr dhe iftar për të shmangur lodhjen, sa ujë duhet të pimë mes iftarit dhe syfyrit për të qëndruar të hidratuar, a mund të konsumojmë lëngje me sheqer, pije të gazuara ose çaj rusi gjatë Ramazanit?
Benjamin Kamberi: Duhet të kemi kujdes se me çfarë produkte ushqimore neve do ta ngarkojmë trupin tonë brenda këtij muaji. Preferohet të konsumojmë proteina gjegjësisht mishra të zier, preferohet të konsumohen pemë të cilat kanë sheqerna natyral, dhe jo sheqerna të rafinuara. Duhet patjetër që gjatë këtij muaji të kemi shumë kujdes në rehidratimin e organizmit tonë për arsye se mund të paraqet një prej rreziqeve më të mëdha të cilat organizmi mund të ballafaqohet gjatë këtyre ditëve.
Definitivisht duhet të anashkaluar konsumimi i ëmbëlsirave të tepërta gjatë këtij muaji duhet të evituar konsumimi i lëngjeve të gazuara apo të gjitha atyre produkteve të cilat përmbajnë shumë sheqer në vete. Po ashtu rekomandohet që popullata mos të konsumon shumë kafeinë gjegjësisht kafe dhe çaj po aty ku ka denjë, për arsye se këta dy komponentë në fjalë kanë efekt diuretik gjegjësisht do t’i shtyjnë pacientët që gjatë ditës të humbin më shumë lëngje më shumë ujë ku në vete donë të thotë mund të sjellin deri në dehidrimin e organizmave të cilat agjërojnë.
Portalb: Çfarë ndikimi ka kafeina dhe a duhet ta shmangim gjatë këtij muaj?
Benjamin Kamberi: Kafja dhe çaji duhet të largohen mos të përdoren shumë, posaçërisht jo me të përbëra me shumë sheqer, mos të përdoret shumë sheqer në të njëjtat. Për arsye se në një periudhë të shkurtër sheqerin e rafinuar të cilin e kemi përdorë qoftë në kafen ose në çajin do të bëjnë një stimulim të disa hormoneve në organizmin tonë i cili në një moment do të na jep energji, do të na i hap sytë ndoshta për një kohë të shkurtër megjithatë do t’i ketë ato efektet anësore të cilat për shpejt kohë do të vjen deri te zvogëlimi i atij hormoni dhe paraqitja pastaj e efekteve të tjera negative të cilat vet kafeina dhe teina si substanca din t’i sjellin, gjegjësisht ato janë efektet diuretike që vijnë prej tyre.
Portalb: A mund të agjërojnë njerëzit me diabet, tension të lartë ose probleme të tretjes?
Benjamin Kamberi: Personat të cilat duhet të marrin terapinë e tyre insulinat ata të cilat kanë diabet, rekomandohet që mos të agjërojnë për arsye se mund të vijnë deri të kriza hipoglikemike në vlera shumë të ulëta të sheqerit. Për arsye të editimit të ushqimeve të rregullta gjatë ditës dhe ajo mund të jetë shumë e rrezikshme për jetën e personave /pacientëve në fjalë gjë e cila mund të jetë edhe fatale.
E njëjta vlen edhe me personat të cilat langojnë prej sëmundjeve të ndryshme qoftë ata të sëmundjeve të veshkave të sistemit kardiovaskular, ku doza ditore e terapisë do të jetë më shumë se dy herë, në ato raste duhet të evitohet agjërimi për arsye që të mirëmbahet gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore në të kundërtën shkaku i largimit nga terapia e rregullt ato pacientë mund të rrezikohen me keqësime të gjendjes së tyre.
Portalb: Nëse duam të dobësohemi gjatë agjërimit, a duhet ta konsumojmë syfyrin?
Benjamin Kamberi: Nëse kemi qëllimin që të humbim pak peshë gjatë këtyre 30 ditëve gjegjësisht ajo praktika intermitent fasting në asnjë rast nuk duhet të toleroheni që vetëm një herë gjatë ditës të konsumoheni ushqime, duhet patjetër të jetë edhe ai ushqimi i syfyrit që neve e quajmë gjatë këtij muaji, e cila gjithashtu duhet të mos të jetë e përbërë nga produktet të cilat janë të fërguara, mos të jetë mishi i fërguar, dhe mund të ketë proteina ndonjë vezë, qumësht, jogurt duhet të ketë mundësisht perime, pemë që neve gjatë ditës t’i kemi materiet e nevojshme të cilat na duhen për të funksionuar, megjithatë diçka e cila në asnjë rast nuk do të na lejon që të deponohet tepricë në organizmin tonë. Patjetër të konsumoheni edhe syfyr, nëse nuk konsumoni syfyrin nëse është vetëm një haje metabolizmi jonë ndryshon komplet një formulë tjetër, e cila rezulton me trashje, dhe nëse hani vetëm një herë në ditë do të trasheni, kështu që assesi mos e bëni atë gabim.
Portalb: Cila është këshilla juaj për qytetarët që të jenë më të kujdesshëm për shëndetin e tyre gjatë këtij muaji?
Benjamin Kamberi: Një prej rekomandimeve shumë të rëndësishme është që qytetarët të mbajnë evidenca për rehidrimin e tyre, fati i mirë është se tash që nuk kemi shumë temperatura të larta kohore, megjithatë nuk duhet definitivisht të harrohet rehidrimi i të njëjtëve, sipas mundësisë prej kohës së iftarit deri në kohën e syfyrit të konsumojmë posaçërisht ujë në disa cikle me radhë, mos të jetë vetëm gjatë kohës kur ushqehemi por dikun pas dy ose tre orëve të përdoret ujë që të mund t’i përmbushim normat e nevojshme të organizmit për të rehidruar.