Shumë pak njerëz mendojnë se ky frut është i rrezikshëm për fëmijët e vegjël

Kur mendoni për ushqimet që mund të shkaktojnë gulçim tek fëmijët, rrushi, kokoshkat, karamelet e forta ose salçiqet janë ndoshta gjërat e para që ju vijnë në mendje, raporton Panacea. Por, ekziston një frutë për të cilën mund të mos e keni ditur se mund të jetë kërcënuese për jetën e fëmijës suaj, thotë infermierja Niki Jurkuc.

Ajo në web-faqen e saj “Tiny Hearts Education” publikoi, se mandarinat janë gjithashtu ndër ushqimet me rrezik të lartë për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Përkatësisht, ato kanë një strukturë fibroze, prandaj mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

“Ato kanë një formë si sfungjeri dhe vështirë përtypen”, paralajmëron Jurkuc dhe thotë se mandarinat nuk zbuten lehtë, por shndërohen në pure.

Ajo paralajmëron edhe për farat që gjenden tek mandarina, duke shtuar se, kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet t’ua jepni fëmijëve. Ajo thotë se ju mund t’i prisni mandarinat në gjysmë, të hiqni farat dhe ta prisni këtë frutë në trekëndësha të vegjël.