Shqipëri, problematika të mprehta me sigurinë ushqimore
Në Shqipëri siguria ushqimore, është një prej sfidave më të mëdha me të cilën ndeshen konsumatorët dhe autoritetet përgjegjëse. Politikat në këtë drejtim përbëjnë një prej kapitujve të negociatave me BE, raporton Zëri i Amerikës.
Industria ushqimore ka kaluar në 3 dekadat e fundit, pas rënies së komunizmit, në disa procese të vështira, të lidhura më së shumti me paqartësinë e pronës, informalitetin në bujqësi, fragmentarizimin e parcelave dhe dobësinë institucionale. Megjithë disa përparime të viteve të fundit, në kuadër të sigurisë ushqimore, sërish problematikat mbeten të mprehta, sidomos kur bëhet fjalë për gjurmueshmërinë e produkteve.