Shoferët e taksive dhe transportuesit të lëshojnë kuponë fiskalë, DAP njoftoi kontrolle
Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton të gjithë ofruesit e transportit të udhëtarëve me auto-taksi se në periudhën e ardhshme do të zbatohen kontrolle të përforcuara me theks të veçantë në lëshimin e kuponëve fiskalë dhe respektimin e dispozitave të Ligjit për Regjistrimin e Pagesave me Para në Dorë, transmeton Portalb.mk.
Siç raportohet nga DAP, kontrollet do të kryhen në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonet turistike, ku frekuenca e pasagjerëve dhe aktiviteti i transportuesve të taksive është rritur gjatë periudhës së verës.
“Tatimpaguesit që ofrojnë transport auto-taksi janë të detyruar të përdorin pajisje fiskale, të regjistrojnë qarkullimin e realizuar në pajisjen fiskale, të lëshojnë faturë fiskale për çdo shërbim transaksioni me para në dorë, të regjistrojnë qarkullimin në librin e raporteve financiare ditore, për çdo arkë fiskale individualisht, të paguajnë qarkullimin ditor në llogari transaksioni te mbajtësi i transaksionit të pagesës jo më vonë se dita e punës pasardhëse, të kenë njoftim të shfaqur qartë dhe dukshëm në lidhje me kërkesën e detyrueshme për faturë fiskale nga përdoruesit e shërbimit”, thuhet në deklaratën e DAP.
Ata shtojnë se nëse qytetarët kanë informacione për parregullsi që lidhen me transportin auto-taksi ose moslëshim të kuponëve fiskalë në ndonjë aktivitet, duhet t’i raportojnë ato në numrin 198 ose me anë të email-it [email protected].
Nga DAP apelojnë që të gjithë transportuesit auto-taksi, si dhe të gjithë tatimpaguesit, që të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore, me qëllim forcimin e pajtueshmërisë tatimore dhe përmirësimin e disiplinës tatimore.