Milioneri më i ri në Maqedoni është 4 vjeç, ndërsa më i moshuari 97 vjeç

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar të dhënat më të reja për vitin 2025. Sipas analizës, milioneri më i ri në vend është një fëmijë katërvjeçar, i cili ka përfituar një milion denarë nga dividentët, ndërsa milioneri më i moshuar është 97 vjeç. Ai i ka fituar paratë nga pensioni, por edhe nga të ardhura të tjera, transmeton Portalb.mk.

Në analizën e DAP-it thuhet se gjatë vitit 2025 qytetarët kanë dorëzuar mbi 860.000 deklarata tatimore, ose 10,6 përqind më shumë se në vitin 2024. Numri më i madh i deklaratave është dorëzuar në Shkup, pasuar nga Shtipi, Prilepi, Manastiri, Tetova dhe Strumica.

Pjesa më e madhe e të ardhurave në vitin 2025 është realizuar nga pagat. Paga më e lartë është paguar në veprimtarinë “Nxjerrja e gurit dhe qymyrit”, në vlerë prej 139 milionë denarësh.

Tri dividentët më të lartë janë më të mëdhenj se paga më e lartë dhe janë paguar nga kompani në Gjevgjeli, Ohër dhe Haraçinë.