Një i punësuar në Maqedoninë e Veriut mesatarisht punon 1 752 orë brenda një viti
Në Maqedoninë e Veriut një i punësuar mesatarisht punon 1 752 orë brenda vitit, ndërsa një punëdhënës shpenzoi 788 mijë denarë për një të punësuar brenda vitit, transmeton Portalb.mk.
“Mesatarja vjetore e shpenzimeve të punëdhënësit për të punësuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 ishte 788 066 denarë. Mesatarja vjetore e shpenzimeve të punëdhënësit për orë të punuara faktike në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 450 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Punëdhënësit më së shumti shpenzime bëjnë te sektori për informim dhe komunikim, ku shpenzimi vjetor për një punëtor është 1.4 milionë denarë, ndërsa më së paku te akomodimi dhe shërbimet ushqimore, me një mesatare prej 565 491 denarë.
“Mesatarja totale vjetore e orëve të punuara për punëtor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 1 752 orë”, raportoi Enti.