Shkupit dhe Ohrit do t’u shtohen gjashtë destinacione të reja fluturimi në vitin 2025

Vitin e ardhshëm do të hapen gjashtë linja të reja ajrore me Dubai, Barcelona, ​​Lion, Shtutgart, Bazel dhe Stamboll, njoftoi ministri i Transportit, Aleksandar NikoLloski, në konferencën e sotme për media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Siç informoi ministri Nikolloski, katër linja të reja ajrore i referohen aeroportit të Shkupit, ku do të ketë fluturime dy herë në javë në linjën Shkup-Dubaj-Shkup (nga 30 mars), si dhe Shkup-Barcelona-Shkup (nga 30 qershori). Ndërsa, Shkup-Lion-Shkup (nga 30 qershori) dhe Shkup-Shtutgard-Shkup do të fluturojnë tre herë në javë.

Në aeroportin e Ohrit të reja janë linjat Ohër-Bazel-Ohër që do të fluturojnë dy herë në javë dhe linja e rregullt Ohër-Stamboll-Ohër (nga 30 marsi) që do të fluturojë katër herë në javë.

Ministri informoi se shteti subvencionon 12 euro për pasagjer që arrin në aeroportin e Ohrit dhe 9 euro për pasagjer që arrin në aeroportin e Shkupit.

Ai tha se me linjat e reja priten 200,000 plus pasagjerë.

“Këto gjashtë destinacione janë lajm i mrekullueshëm për qytetarët e Maqedonisë. Lidhjet direkte me Dubain, Barcelonën, Shtutgartin, Lionin, Bazelin dhe Stambollin janë një lajm i mrekullueshëm që do të sjellë shumë turistë të rinj dhe udhëtim më të lehtë për qytetarët e Maqedonisë”, tha ministri.

Ai shtoi se janë në proces të përgatitjes së thirrjes së dytë që duhet të shpallet në fund të nëntorit dhe të sjellë destinacione të reja.

Aktualisht në aeroportin e Shkupit operojnë 47 destinacione gjatë verës, tetë në aeroportin e Ohrit, ndërsa në periudhën dimërore 38 nga aeroporti i Shkupit dhe katër nga aeroporti i Ohrit.

Wizz Air është linja ajrore përgjegjëse për fluturimet e reja në Stuttgart, Bazel, Barcelona dhe Lion. Fly Dubai për në Dubai dhe Turkish Airlines për në Stamboll.