Ministri Nikollovski tregoi kur do të jetë gati autostrada Ohër – Kërçovë

Punimet në autostradën Ohër – Kërçovë sot u ndoqën nga Ministri për Trasnport, Aleksandar Nikollovski, i cili premtoi që këto punime do të përfundojnë deri në fund të muajit maj, transmeton Portalb.mk.

“Me të vërtetë po bëhet punë e shkëlqyer dhe qytetarët këtë mund ta shohin, ashtu që mbetemi në atë që e kemi premtuar në përputhje me afatet, deri në fund të muajit maj të kemi lëshuar për qarkullim gjithë autostradën”, deklaroi Nikollovski.

Ai sqaroi që javët e ardhshme do të jetë gati pjesa nga fshati Izvor në Kërçovë deri në Debërcë, ku është edhe tuneli më i gjatë në Maqedoni.