Shkupi u përfshi nga një stuhi pasditën e sotme (VIDEO)

Qyteti i Shkupit u përfshi pasditën e sotme nga një stuhi e shoqërurar me erë të fuqishme, shi dhe bubullime. Nëpër rrugët e kryeqytetit u vërejtën degë të thyera, ndërsa nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informuan se në rrugën “Simeon Kavrakirov” në Komunën e Aerodromit ka rënë një dru, transmeton Portalb.mk.

Po ashtu, nga QMK informuan se në Klinikën e Kardiologjisë u vërshuan hapësirat e bodrumeve, ku janë sallat për intervenim. Gjithashtu, një sasi e madhe uji në nënkalimin pranë Tinexit, pranë garazhëns në kate në rrugën “Anton Popov”, ka penguar qarkullimin normal të automjeteve.

Paraprakisht, Drejtoria për Çështje Hidrometereologjike doli me paralajmërim të jashtëzakonshmë se, një pjesë e sistemit frontal shoqëruar me një masë më të madhe të vranësirave dhe jostavile lëviz nga rajoni i Pollogut drejt lindjes dhe se pritet t’i përfshijë rajonet e Shkupit dhe Kumanovës.

“Lugina e Shkupit është përfshirë nga stuhia e shoqëruar me shkarkime intenzive elektrike, shi intensiv i furishëm dhe erë e fuqishmë, ndërsa ka mundësi të ketë edhe breshër. Drejtimi i përhapjes së paraqitjeve është nga perëndimi drejt lindjes”, njoftuan nga DÇHM.

Ndërkaq, nga QMK njoftuan se, sipas të dhënave të Drejtorisë, deri në fund të ditës dhe gjatë mbrëmjes moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erën e fuqishme. Në disa vende, proceset do të jenë më intensive në formë të stuhove me shi intensiv të rrëmbyeshëm dhe shkarkime elektrike, erë e fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshërit.