Shkup, u mbajt marsh për të drejtat e grave, “Vija e kuqe: Të drejtat e grave janë të panegociueshme!”

Nën sloganin “Linja e kuqe”: Të drejtat e grave janë të panegociueshme!”, sot në Shkup u mbajt marshi për të drejtat e  grave me rastin e Ditës Ndërkombëtare për luftë ekonomike, politike dhe sociale për barazi të grave – 8 Mars, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Marshin e organizoi Platforma për barazi gjinire, në të cilën janë bashkaur tridhjetë organizata joqeveritare. Marshi filloi nga sheshi “Skëndërbeu”, kaluan pranë Qeverisë, ndërsa përfundoi në Parkun e Gruas Luftëtare përballë Kuvendit në qendrën e kryeqytetit.

“Të drejtat e gruas nuk janë të negociueshme”, “Gra, jetë, liri”, “Ua për fashizmin, ua për patriarkatin”, ishin disa nga parullat që kanë brohoritur të pranishmit që kërkuan edhe të drejtat e grave të mos përdoren për premtime politike parazgjedhore.

Organizatorët porositën se këtë vit, marshojnë edhe për “solidaritet me gratë në Gaza” – që si sllogan e brohoritën disa herë, ndërsa ishte edhe njëra ndër porositë e dhjetëra pankartave.

Nga destinacioni final i marshit të sotëm, organizatorët i drejtuan të drejtat e tyre. Në mesin e tyre ishin abort i pakufizuar dhe falas në çdo komunë sepse siç thanë, çdo grua ka të drejtë të vendosë për veten dhe ajo është vendim i sa saj.

“Kërkojmë pagë të barabartë për punë të barabartë. Kompensim të duhur i cili realisht do ta pasqyrojë punën e gruas. As një grua nuk duhet të mbesë pa pagë dhe punë për shkak të shtatzanisë, ndërsa pushimi prindëror duhet të jetë i domosdoshëm për të dy prindërit”, tha Jana Kocevska nga Platforma për barazi gjinore.

Në listën e kërkesë u gjendën edhe përfaqësimi i barabartë i grave në pozita të fuqishme si në fuksionet shtetërore ashtu edhe në sektorin privat, zgjidhja përfundimtare e statusit të të gjithë punëtorëve në kulturë, pushim i lindjes i paguar dhe  pushim mjekësor për fermeret, aksion energjik dhe vendosshmëri e institucioneve për përballje me femicidin etj.

“Dhe përfundimisht, kërkojmë që shteti të investojë në luftën kundër ryshfetit dhe korrupsionit të cilat në mënyrë disproporcionale i godasin gratë dhe janë shkaku për largimin e të rinjve”, tha Kocevska.

Ky është viti i tetë me radhë që të mbahet marsh nën organizimin e sektorit joqeveritar, si përkujtim për të drejtat e grave.

Me rastin e 8 marsit në vend u mbajtën edhe disa ngjarje, mes të cilave edhe seancë plenare në Kuvend kushtuar rolit të grave në përbërjen aktuale parlamentare. Në mesin e konkludimeve që dolën nga kjo seancë ishte se është arritur përparim në ndryshime legjislative për barazinë gjinore. Deputetet porsitën edhe se, duhet të punohet seriozisht që të thyhen stereotipet dhe të nxiten inixiativa për rritjen e vetëdijes publike për mundësi të barabarta për të gjithë.