Shkup, të enjten transporti publik do të funksionojë me orarin e të shtunës

Gjatë Samitit Ministror të OSBE-së, gjegjësisht të mërkurën (29 nëntor 2023), transporti publik do të funksionojë si zakonisht, sipas orarit  dimëror, njoftuan nga Ndërmarrja për Transport Publik Shkup, transmeton Portalb.mk.

Të enjten (30 nëntor 2023), autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës.

Të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë të mërkurën (29.11.2023) nga ora 6:30 deri në orën 13:00, ndërsa të enjten (30.11.2023) nuk do të funksionojnë.

Teleferiku do të punojë normalisht çdo ditë, nga ora 10 deri në 17:00.