Shkup, prej të dielën, teleferiku do të punojë deri në orën 18:00

Teleferiku nga e diela (1 tetor 2023) do të funksionojë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, ndërsa ora 17:30 do të jetë udhëtimi i fundit nga poshtë lart, gjegjësisht ora 17:45 udhëtimi i fundit nga lart poshtë, transmeton Portslb.mk.

Ky orar është në përputhje me Vendimin për orarin e punës për muajt tetor dhe prill.

Ju rikujtojmë se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit të muajit Teleferiku nuk funksionon për shkak të shërbimeve të rregullta.

“Nga e diela (1 tetor 2023), linja 25 (Qendra e Transportit – Vodno e mesme) do të funksionojë sipas regjimit vjeshtor të punës”, njoftuan nga NTP Shkup.