Shfaqja “Medea” triumfoi në edicionin e 19-të të “Skupifestival”

Shfaqja “Medea” e fitoi çmimin më të lartë “GRAND PRIX” në edicionin e 19-të të festivalit “Skupifestival” me autor Euripidi, nën regji të Declan Donnellan, e realizuar nga Teatri Kombëtar Bullgar “Ivan Vazov” nga Sofja. Motoja “Në fund, të gjitha maskat bien” i dha tonin një programi që solli në skenë histori intime dhe universale nga dramat e shoqërisë bashkëkohore, te dilemat personale të njeriut përballë së vërtetës, shkruan Portalb.mk.

Publiku i Shkupit ndoqi shfaqje ku leximi modern i tekstit teatral u takua me regji dinamike dhe lojë aktoriale të përkushtuar. Përveç konkurencës kryesore, festivali ofroi diskutime me krijuesit, masterklasa dhe takime me publikun, duke e kthyer Skupifestival në një hapësirë dialogu mes artistëve dhe shikuesve.

Foto nga shfaqja “Medea”. Foto: Skupifestival (Facebook)
Foto nga shfaqja “Medea”. Foto: Skupifestival (Facebook)

Në mbyllje, juria në përbërje të Zamira Kita, Srebra Gjorgjijevska dhe Adrian Aziri, shpallën fituesit e këtij edicioni.

Shfaqja më e mirë e festivalit “GRAND PRIX” nga juria u shpall “Medea” nga Euripidi, në regji të Dekllan Donellan, luajtur nga ansambli i teatrit kombëtar bullgar “Ivan Vazov” nga Sofja. Një vepër e plotë teatrale ku veçohet loja e aktores kryesore Radina Karxhillova, që na e sjell temën e Medeas në një mënyrë bashkëkohore, një vepër që shkaktoi katarsisë tek publiku. Përjetim i një përvojë të veçantë teatrale, falë kastit të shkëlqyer dhe konceptit të regjisorit.

“Ne e vlerësojmë që Medea u dallua nga të gjitha shfaqjet e tjera dhe tregoi se si antikiteti mund të jetë modern dhe afër publikut të sotëm”, theksojnë nga stafi organizativ i festivalit.

Çmimi specialLuran Ahmeti” nga juria i’u dha për aktoret Yllka Mujo dhe Armela Demaj nga shfaqja e natës së fundit “Gjysmë jeta e Maria Kyrisë”, nga autori Lauren Gunderson dhe regji të Armela Demaj, produksion i teatrit Metropol nga Tirana.

Foto nga mbrëmja e fundit e festivalit “Skupifestival”. Foto: Skupifestival (Facebook)
Foto nga mbrëmja e fundit e festivalit “Skupifestival”. Foto: Skupifestival (Facebook)

“Kohezioni aktores  midis aktoreve Yllka Mujo dhe Armela Demaj, na çoi nëpër jetën dhe fatin e shkencëtares së madhe e Marie Kyri. Loja delikate e Marias së brishtë, por edhe era e fortë pas shpinës që i jep Herta, e bën këtë shfaqje shumë të fortë në aspektin e aktrimit. Kjo ishtë arsyeja pse ne e vlerësojmë, me këtë çmimin special”, theksojnë nga stafi organizativ i festivalit.

Çmimi Special Inkurajues” shkoi për aktorët e rinj Ozkan Ozen dhe Best Ozen, të cilët vlerësohen duke u inkurajuar pwr lojën e tyre të sinqertë plot energji, humor emocion dhe talent, nga shfaqja “Tërbim për dy persona ose me shumë” të autori Eugen Jonesko dhe regji të Senem Xhehver nga teatri “Hera“  i Stambollit  Turqisë.

Çmimi për kreativitetin regjisorial i’u nda Vasil Vasilevit në shfaqjen “Don Zhuan” të autorit Moljer, produksion i Teatrit Kombëtar nga qyteti Nish.