Shënoi rritje kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin prill është regjistruar rritje e kostos së jetesës në krahasim me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos për jetesë në prill të vitit 2024, krahasuar me muajin prill të vitit 2023, shënoi rritje nga 4.0 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me marsin e këtij viti, në muajin prill është regjistruar inflacion prej 0.7 përqind, ndërsa çmimi me pakicë ka shënuar rritje për 1.1 %.

Rritja e inflacionit në prill të vitit 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 2.8 %, komunikimi për 1.6 %, ushqime dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë me 0.9 %, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.6 %, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 %, dhe shëndeti me 0.2 %”, sqaroi Enti.