SHBA, shqetësime për një rritje të numrit të imigrantëve në kufi
Sot skadon urdhri ekzekutiv i miratuar gjatë pandemisë së koronavirusit, i cili u dha mundësi, për rreth 3 vjet autoriteteve amerikane, që të refuzonin kërkesat për azil, e të dëbonin menjëherë imigrantët, që mbërrin në kufirin jugor të vendit, raporton VOA. Urdhri, që bazohej në një ligj për shëndetin publik të vitit 1944, mundësonte frenimin e imigrimit, në emër të mbrojtjes së shëndetit publik. Skadimi i urdhrit ekzekutiv, ka rritur shqetësimet për një rritje të shpejtë të imigrantëve që mbërrijnë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Por administra Biden ka paralajmëruar masa të forta, për të shmanguar kalimin e paligjshëm të kufirit.