SHBA-ja po zhvendos avionët luftarakë për në Lindjen e Mesme, Trump u largua menjëherë nga G7
Zyrtarët amerikanë për Reuters kanë deklaruar se Ushtria Amerikane po zhvendos avionë luftarakë për në Lindjen e Mesme, transmeton Portalb.mk. Ndërkohë, presidenti Donald Trump u largua herët nga mbledhja e G7 duke bë thirrje për evakuim në Teheran.
Në arsenalin e avionëve luftarak planifikohet edhe përfshirja e F-16, F-22 dhe F-35. Zyrtarët amerikanë kishin sqaruar që përmes vendosjes së avionëve luftarake, planifikohet rritja e forcave ushtarake amerikane në rajon.
Përmes disa avionëve luftarakë, planifikohet edhe përforcimi i kapaciteteve mbrojtëse vetëm për të rrëzuar dronë dhe predha.