Sela ka reaguar ndaj qëndrimit të Taravarit rreth koalicionimit me opozitën shqiptare

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryetarit aktual, Arban Taravarit, rreth koalicionimit me opozitën shqiptare për zgjedhjet që do të mbahen pas disa muajve, transmeotn Portalb.mk.

“Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje”, deklaroi Sela.

Ai nga pozita e kryetarit të Kuvendit Qendror të ASH-së, ka theksuar që vendimi i fundit i Kryesisë Qendrore është të shkohet vetë në zgjedhje, duke shtuar që organ tjetër vendimarrës është edhe Kuvendi i Partisë.

“Tendencat e kontrabandimit të Partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “facebook“ është shkelje e rëndë e Stautit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaru qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Sela.

Ai ka deklauar që akoma nuk ka marrë ndonjë informim për ofertë koalicionimi me ndonjë parti politike, duke theksuar që akoma nuk është bërë ndonjë ofertë me shkrim.

Reagim të menjëhershëm ka bërë edhe Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke kundërshtuar qëndrimin e kryetarit Taravari.

“Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qëndrore, i cili është votuar UNANIMISHT për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: ALEANCA PËR SHQIPTARËT TË DALË E VETME NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024!”, deklaroi Lloga.

Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vendosur që të shkojë në zgjedhjet parlamentare me opozitën shqiptare, Lidhjen Evropiane për Ndryshim. Në këtë koalicion opozitar marrin pjesë Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Aleanca për Shqiptarët zyrtarisht ende nuk ka vendosur se si do të shkojë në zgjedhje, e vetme apo do të shkojë bashkë me Lidhjen Evropiane për Ndryshim (Lëvizja Besa, Alternativa, Lidhja Demokratike) apo me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 prill (e mërkurë), ndërsa raundi i dytë do të mbahet me 8 maj (e mërkurë) së bashku me zgjedhjet parlamentare.