RMV, Sindikata e fajësoi Ministrinë e Mbrojtjes se ka ndërprerë pagesën e anëtarësisë, reagoi Ministria
Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionist sot ka mbajtur konferencë ku ka deklaruar që Ministria e Mbrojtjes e ka ndërprere pagesën e anëtarësisë së sindikatës, ashtu që e ka pamundësuar veprimin dhe organizimin sindikal, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i kësaj Sindikate, Aleksandar Naskovski, deklaroi që përmes kësaj procedure po shkelet edhe marrëveshja kolektive me Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, përsëri bëhet fjalë për “situatë të papërcaktuar që krijoi pasiguri dhe dyshime te zyrtarët që kanë përgjegjësinë e pagesës, të cilët u drejtuan te dy sindikatat me kërkesën që ta konfirmojnë anëtarësinë”.
Nëse nuk zgjidhet ky problem, ai paralajmëroi edhe protesta para qeverisë.
“Ministrja e mbrojtjes publikisht deklaroi që pagesa është ndaluar nga ana e shërbimeve, dmth sektori për financa në Ministrinë e Mbrojtjes, por nuk tha se pikërisht ata janë mashtruar nga veprimet e paligjshme të 7 personave të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët kanë bërë një falsifikim dhe janë paraqitur rrejshëm, dhe për të cilët sindikata ka paraqitur kallëzim penal deri në Prokurorinë Themelore Publike”, deklaroi Naskovski.
Ai kërkoi nga Prokuroria që sa më shpejtë të reagojë duke e shqyrtuar kallëzimin penal ndaj këtyre personave që kanë shkaktuar kaos në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas tij, kërkesa kryesore sindikatës është ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për shërbim, me qëllim ushtarët profesionist të kenë mundësi për pensionim sipas principit të disa vendeve të NATO-s, ku ushtarët profesionist pensionohen edhe në 45 vjeç, si dhe kërkesë për transformim e raportit të punës në kohë të pacaktuar, sepse siç tha, ushtarët profesionit vazhduan marrëveshjet me kohë të caktuar gjithsej 25 vjet.
Ministrja Sllavjanka Petrovska, përsëri thirri në bashkimin e pesë sindikatave para nënshkrimit të Marrëveshjes së re kolektive.
Ministria e Mbrojtjes theksoi se prej muajit maj, kryetari i Sindikatës multietnike për arsim ka informuar se Naskovski është shkarkuar nga funksioni i kryetarit të Sindikatës së Pavarur të ushtarëve profesionist – pjesë e Sindikatës multietnike për arsim, ndërsa në nëntor Ministria ishte e informuar se kryetari i ri i kësaj sindikate është Zoran Pavlovski. Ndërkohë Naskovski ka formuar sindikatë me emrin e njëjtë, me xhirollogari të re, ndërsa nuk e ka dërguar listën e anëtarësisë, edhe pse është kërkuar nga Ministria.