Fati i të akuzuarve në rastin ‘Titanik’ do të dihet kur të jepen fjalën përfundimtare

Me dëgjimin e dëshmitarëve vazhdoi gjykimi për rast parregullsive zgjedhore i njohur si Titanik, në të cilin në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-kryeministri Gruevski dhe ish-sekretari i qeverisë Kirill Bozhinovski, të cilët përveç veprës penale “bashkim kriminal”, e cila vjetërohet me ndryshime e Kodit Penal, akuzohen edhe për krime të tjera. Mbrojtja thotë se presin që prokuroria të caktojë vjetërimin, por kjo nuk ndodhi, transmeton Portalb.mk.

Prokurorja Lile Stefanova para gazetarëve jashtë sallës së gjyqit ka shpjeguar se akuzën për veprën “bashkim kriminal” do ta shpallë dhe do ta tërheqë kur të jepen fjalët përfundimtare, pasi nuk ka ndikim në procesin gjyqësor dhe as në shpenzimet e procedurës.

Sipas Darko Avramovskit për Kanal 5, nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, edhe pa iniciativë të palëve, gjykata sipas detyrës zyrtare duhet të konstatojë vjetërim absolut në rastet që mbulojnë amendamentet. Por supozimet e tij janë se gjykata nuk do ta bëjë këtë për shkak të praktikës së ndryshme të Apelit të Shkupit në rastet e ndalimit të procedurës.

Paraprakisht, kjo vepër penale u vjetrua për 14 lëndë të cilët akuzohen 80 persona për parregullsi zgjedhore. Përveç Gruevskit dhe Bozhinovskit, në Titanik u gjykuan edhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankuloska, si dhe ish-shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer.

Megjithatë, të pandehurit do të vazhdojnë të gjykohen për krimet e shkeljes së të drejtës së votës, shkeljes së lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, ryshfetit gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimit të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimit të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Me ndryshimet në Kodin Penal për veprën “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe kompetencave”, dënimi maksimal mund të jetë katër vjet. Në nenin 394 për bashkim kriminal, dënimi për themeluesin e grupit ulet nga një në 10 vjet deri në 3 vjet, ndërsa për anëtarët nga një në 5 vjet deri në 2 vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal shkaktuan furtunë reagimesh dhe protestash, ndërsa shqetësim shprehu edhe Bashkimi Evropian, duke konsideruar se ndryshimet në Kodin Penal u miratuan pas një procedure të shpejtë me flamur evropian dhe pa dëgjim publik.

Ndryshe, më 4 korrik, Gjykata e Apeit në Shkup i uli dënimet për një pjesë të të dënuarve për rastin “Titanik”. Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, qëndroi dënimi me kusht për ish-shefin e kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protugjer, dënimi me kusht ngeli edhe për ish-ministren e Nikolla Gruvekit, Gordana Jankulloska, ndërsa ish-ministri i transportit, Mile Janakievski u dënua me 3 vjet e 6 muaj, periudhë ku është përfshirë edhe koha efektive dhe paraburgimi shtëpiak.

Me aktgjykimin e Apelit, dënim me kusht mori edhe punonjësi i policisë, Munir Pepiq – ndërsa dënimi me një vjet burg nuk do të mbahet, nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër penale në pesë vitet e ardhshme.

Kujtojmë që në muajin shkurt, në rastin “Titanik 1”, Jankullovska ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, Janakieski me 4 vjet e 6 muaj burg, Kosta Mitrovski 3 vjet burg, ndërsa Munir Pepiq një vjet burg.

Rasti “Titanik”, i cili trajton krimet kundër zgjedhjeve dhe votimin në zgjedhjet parlamentare të 2011 dhe 2014 dhe zgjedhjet lokale të 2013, ka nisur me vonesë për shkak të ndryshimit në këshillin gjyqësor. Në fillimin e ri të gjykimit, Janakiveski dhe shtatë të pandehur të tjerë e pranuan fajësinë. Më pas, ish-ministri u deklarua fajtor për shumicën e veprave.

Ai u deklarua i pafajshëm vetëm për keqpërdorimin e financimit të fushatës, akt për të cilin prokuroria tani ka hequr dorë nga ndjekja penale.

Pas pranimit të fajësisë për veprat tjera, Janakiveski dhe shtatë të tjerë morën aktgjykim nga gjykata e shkallës së parë. Ai u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burg.

Të pandehur të tjerë që e pranuan fajësinë ishin edhe ish-ministrja Gordana Jankulloska, e cila u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, ish-zëvendësministrja e drejtësisë Gordana Brishkovska-Boshkovski dhe Martin Protugjer, të cilët u dënuan me kusht. Nga katër të tjerët që e pranuan fajin, tre morën gjithashtu dënime me kusht, ndërsa një i pandehur u dënua me tre vjet burg.

Përveç atyre që u deklaruan fajtorë për akuzat në rastin Titanik janë edhe ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kirill Bozhinovski, ish-deputeti Ilija Dimovski, ish-kryetari i Pustecit Edmond Temelko dhe 12 të tjerë të akuzuar për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

  • Të gjitha lajmet për lëndën “Titanik” mund t’i lexoni KËTU