Së paku 10 të vdekur nga një shpërthim në një minierë kineze

Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasojë e një aksidenti në një minierë në qytetin Pingdingshan, në Kinën qendrore, njoftuan zyrtarë kinezë, transmeton REL.

Ata janë zotuar se operacionet e kërkimit do të vazhdojnë dhe se do fillojnë kontrollet e sigurisë në të gjitha miniera e qytetit.

Inspektimet e sigurisë në vendin e pasuruar me thëngjill Pingdingshan, provinca Henan, mund ta ndërpresë prodhimin e thëngjillit atje dhe t’i kufizojë furnizimet me thëngjill.

Nëntorin e kaluar, çmimet e thëngjillit në Kinë u rritën, pasi Qeveria e vendit u zotua për t’i shtuar kontrollet e sigurisë, si pasojë e rritjes së numrit të të vrarëve në aksidente në rajonin kryesor të prodhimit të thëngjillit, Shanxi.

Zyra për menaxhimin e emergjencave e Pingdinshanit tha se aksidenti ndodhi të premten pasdite, si pasojë e shpërthimit të gazit në një minierë.

Deri të shtunën në mesditë u konfirmuar 10 të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.

Agjencia tha se do të bëjë plane konkrete për t’i shpëtuar të zhdukurit dhe për ta hetuar shkaktarin e aksidentit.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës, Xinhua, raportoi se 425 njerëz po punonin nëntokë kur ndodhi aksidenti.