U zbulua “unaza” e galaktikave që nuk përputhet me kuptimin e mëparshëm të universit

“Unaza e madhe” e përbërë nga galaktikat dhe grupime galaktikash përfaqëson një strukturë të madhe, e cila nuk korrespondon me të ashtuquajturin “parimi kozmologjik”, gjegjësisht se e gjithë materia në univers është e shpërndarë në mënyrë të barabartë, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Unaza është shumë larg Tokës dhe nuk mund të shihet me sy. Kur do të mund të shihet, do të dukej 15 herë më e madhe se Hëna.

Unaza është zbuluar nga një ekip i shkencëtarëve në Universitetin në Lankashirin Qendror, i kryesuar nga Aleksia Lopez.

Megjithatë, unaza nuk është struktura e parë gjigante e zbuluar që hedh poshtë idenë se materia në hapësirë ​​është e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe se nuk ka struktura të kësaj madhësie. Njëherit, Lopez gjithashtu e zbuloi “Harkun gjigant” në vitin 2021, e cila paraqet strukturë e madhe e lidhur nga galaktika dhe grupime galaktikash, në formë të harkut.

Ekzistenca e harkut, i cili është 3.3 miliardë vite dritë i gjerë, është gjithashtu i vështirë për t’u përshtatur në kuptimin tonë aktual të universit.

“Ekzistenca e këtyre dy strukturave ultra të mëdha nuk është e lehtë të shpjegohet me kuptimin tonë aktual të universit. Dimensionet e tyre të mëdha, format karakteristike dhe afërsia kozmologjike me njëra-tjetrën me siguri na tregojnë diçka të rëndësishme – por çfarë saktësisht?”, shpjegon Lopez.

Edhe pse unaza duket si një rreth i përsosur, Lopez spekulon se forma e saj është si një spirale ose një hapëse vere. Ajo është përballë Tokës, kështu që duket si një rreth.

“Unaza e Madhe dhe harku gjigant, të analizuara si fenomene të veçanta ose të lidhura, përfaqësojnë një enigmë të madhe kozmologjike në kuptimin tonë të universit dhe zhvillimit të tij,” përfundon Lopez.