Rusia shtoi trysninë ndaj NATO-s në përmbyllje të takimit të aleancës në SHBA
Përmes sulmeve masive me raketa në Ukrainë këtë javë dhe njoftimit për rifillimin e prodhimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, Moska po rrit trysninë mbi aleatët e NATO-s ndërsa udhëheqësit e aleancës perëndimore po përmbyllin takimin në e tyre në Uashington. Siç njofton Zëri i Amerikës, veprimet e Rusisë përkojnë me 75 vjetorin e themelimit të NATO-s, që u shënua në Uashington.