Rritje e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Në tetor ka pasur 94 165 turistë, ndërsa në tetorin e kaluar 81 848 turistë, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 21.2 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 0.1 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 38.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin tetor të këtij viti janë regjistruar 94 165 turistë, prej të cilëve 71 përqind janë turistë të huaj. Gjatë këtij muaji janë regjistruar 187 272 net të kaluara.

Gjysma e turistëve të huaj kanë qëndruar në Shkup, ndërsa pjesa tjetër kryesisht në vendet me liqen dhe vendet malore. Rreth gjysma e tyre janë strehuar në hotel me katër yje, ndërsa 24 430 në hotele me pesë yje.