Roma dhe Milani planifikojnë shkëmbimin mes sulmuesve

Roma dhe Milani po shqyrtojnë një tjetër mundësi shkëmbimi në merkato, këtë herë mes sulmuesve Ante Dovbyk dhe Santi Gimenez, raporton Klan. Kjo do të ishte lëvizja e tretë mes dy klubeve pas shkëmbimeve të mëparshme si Abraham-Saelemaekers dhe negociatave për Gollini-Sportiello.

Dovbyk ka shënuar 17 gola në 45 ndeshje me Romën, ndërsa Gimenez ka realizuar 6 gola në 19 ndeshje për Milanin që nga janari.

Trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri, preferon profilin e sulmuesit ukrainas dhe nuk është bindur nga performanca e sulmuesit meksikan.

Vlerësimi i të dy lojtarëve është afërsisht 30 milionë euro, çka mundëson një shkëmbim të barabartë pa humbje financiare për klubet.

Mbetet të shihet nëse në ditët e ardhshme do të ketë hapa konkretë, apo do të mbeten thjesht zëra merkatoje.