RMV, nesër do të luhen dy ndeshjet e Ligës së parë në kuadër të javës VIII-të
Nesër do të fillojnë ndeshjet e javës së VIII-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku në kalendarë janë planifikuar dy ndeshje për nesër, transmeton Portalb.mk.
Shkëndija e Tetovës duke filluar prej orës 16:00 në Gostivar do të përballet me ekipin e Bashkimit të Kumanovës, ndërkohë Sileksi e pret Tikveshin në Kratovë.
Të shtunën do të luhet në Shkup derbi local ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës, ndërsa thënën Struga e pret Arsimin, kurse të merkurën në Shtip do të luhet ndeshja ndërmjet Bregallnicës dhe Skopjes.
Në krye të tabelës gjendet Shkëndija me 16 pikë nga shtatë ndeshje, e ndjekur nga Struga me 14 pikë dhe Shkëndija me 13 pikë. Arsimi gjendet në vendin e shtatë me tetë pikë, ndërsa në vendin e parafundit gjendet Bashkimi me katër pikë.