RMV, zgjidhet poezia më e mirë dhe mbahen orë speciale në shkolla me rastin e Ditës Botërore të Poezisë

Sot me rastin e 21 Marsit – Ditës Botërore të Poezisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së dhe festivali i poezisë “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” do të bëjnë përzgjedhjen e poezisë më të mirë, të dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, njofton ministria, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i konkursit ishte nxitja e krijimtarisë dhe imagjinatës së nxënësve dhe popullarizimi i poezisë si formë letrare dhe shprehja më e lartë gjuhësore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe festivali i poezisë “Mbrëmjet Strugane  të Poezisë” njoftojnë se në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme gjatë mësimit të gjuhës amtare gjatë muajit mars organizohen një orë speciale kushtuar 21 Marsit – Ditës Botërore të Poezisë, gjatë së cilës nxënësit njihen me rëndësinë e ditës së vendosur nga UNESCO në vitin 1999 dhe rëndësinë e poezisë si një nga artet më fisnike dhe madhështore të fjalës së shkruar.

Para të rinjve prezantohen shembuj të poetëve më të njohur botërorë dhe vendas, si dhe rëndësia e “Mbrëmjet Strugane  të Poezisë ” si një nga festivalet më të rëndësishme të poezisë botërore dhe vargje nga fituesit e sivjetmë të “Kurora e Artë” dhe “Urat e Strugës” do të lexohen si mirënjohjet më të larta të ndara në këtë festival.