RMV, u rritën numri i udhëtarëve me autobus për transport ndërkombëtar, ndërsa është ulur ai brenda vendit

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të parë është ulur numri i udhëtarëve që e kanë shfrytëzuar transportin me autobus për 8.6 përqind, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në transportin urban ka pasur ulje për 12.4 përqind, në atë periferike ka pasur ulje për 6.3 përqind. Rritje është regjistruar në transportin mes qyteteve për 0.8 përqind.

Rritje më e theksuar është regjistruar te transporti ndërkombëtar për 54.9 përqind. Te transporti ndërkombëtar kemi 107 mijë udhëtarë, ashtu që 56 mijë janë për transport të rregullt, 33 mijë për turizëm, 5 mijë ekskursione dhe 12 mijë në transportin e lirë.

Në transportin ndërmjet qyteteve janë regjistruar gjithsej 856 mijë udhëtarë, ashtu që 517 mijë janë transport i nxënësve dhe punëtorëve, ndërsa 312 janë transport i rregullt.