RMV, u formua Komisioni për selektim të kandidatëve për kryetar dhe për anëtarë të KSHPK-së

Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në mbledhjen e sotme e formoi Komisionin për selektim të kandidatëve për kryetar dhe për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, i përbërë nga shtatë anëtarë, raporton MIA.

Kryetarja e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Maria Georgievska informoi se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur më 2 nëntor të këtij viti e solli vendimin për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së të publikuar në Gazetën zyrtare të 7 nëntorit të këtij viti.

Anëtarë të Komisionit për selektim të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të KSHPK-së u zgjodhën Jovan Andonovski, zëvendës avokat i popullit i nominuar nga Avokati i popullit, Snezhana Kamillovska Tërpkoska, përfaqësuese e Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar Shkup, anëtari i Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit qytetar nga fusha e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, Nikolla Dodov përfaqësues i Shoqatës për nxitje dhe promovim të informatikës Asociacioni i studentëve informaticientë Shkup, anëtari i Këshillit për bashkëpunim me Qeverisë dhe sektorit qytetar për fushën e mediumeve dhe shoqërisë informatike dhe përfaqësuesit nga pushteti Fnaica Nikollovska dhe Berat Ajdari dhe nga opozita Eli Panova dhe Katriot Rexhepi.

Mandati i anëtarëve të deritanishëm të Komisionit Biljana Ivanovska, Vlladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Shemsi Sallai do të skadojë më 7 shkurt 2024, ndërsa në pajtim me ligjin nuk kanë të drejtë për rizgjedhje, as për vazhdim të mandatit deri në zgjedhjen e Komisionit të ri. Komisioni i ri duhet të fillojë të funksionojë nga dita e ardhshme, pëlrkatësisht 8 shkurti i vitit 2024.

Ndryshe, më 7 nëntor, saktësisht tre muaj para përfundimit të mandatit të përbërjes aktuale të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në Gazetën Zyrtare është publikuar shpallja për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të rinj. Mandati i përbërjes aktuale është deri më 7 shkurt të vitit 2024 dhe ky ishte mandati i fundit ligjor.

Ajo që është specifike për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është mënyra se si zgjidhen anëtarët dhe kryetari. Me ligjin e vitit 2019 procedura ndryshon nga përplasjet e zakonshme partiake në Komisionin parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet, i cili zgjedh përbërjen e organeve të tilla.

Herën е kaluar për anëtarë të Komisionit aplikuan 80 kandidatë, por 22 prej tyre nuk iu pranuan kandidaturat për shkak të mospërmbushjes së kritereve. KShPK ka shtatë anëtarë.

Në raportet e Komisionit Evropian kjo përbërje e komisionit vlerësohet si proaktive në parandalimin e korrupsionit dhe në hapjen e lëndëve të reja. Komisioni Evropian publikoi Raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Situata me luftën kundër korrupsionit në vend është vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. Lidhur me ndryshimet e Kodit Penal thuhet se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”, thuhet tekstualisht në raport.