Iskra Haxhi Vasileva e mori detyrën e drejtueses së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar nga Islam Abazi

Iskra Haxhi Vasileva zyrtarisht e ka marrë funksionin e drejtueses së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nga drejtuesi i deritanishëm, Islam Abazi, transmeton Portalb.mk.

Dorëzim-pranimi i detyrës u bë në ambientet e kësaj prokurorie.

Pas dorëzim-pranimit, Haxhi Vasileva dhe Abazi zhvilluan edhe takim me kryeprokurorin e shtetit, Nenad Saveski.

Iskra Haxhi Vasileva, Nenad Saveski dhe Islam Abazi. Foto: Albion Memeti/Portalb.mk
Iskra Haxhi Vasileva, Nenad Saveski dhe Islam Abazi. Foto: Albion Memeti/Portalb.mk

Haxhi Vasileva u zgjodh drejtuese e kësaj prokurorie në zgjedhjet e mbajtura më 28 tetor të këtij viti, kur mori 64 vota nga gjithsej 171 fletëvotime të vlefshme.

Për këtë funksion garuan edhe prokurorët publikë Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq dhe Jovan Cvetanovski.