RMV, sot afati i fundit për blerjen e fletobligacioneve të qytetarëve, nesër ankandi

Sot është afati i fundit ku qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione të qytetarëve nga emetimi i dytë, për të cilin nesër do të mbahet ankandi, raporton MIA. Kërkesa për pjesëmarrje në ankand dhe pagesa e mjeteve për të cilat qytetarët dëshirojnë të blejnë fletobligacione të qytetarëve mund të bëhet në të gjitha bankat afariste në vend. 

Nga Ministria e Financave informojnë  se prospektin për emetimin e dytë fletobligacioneve të qytetarëve  e publikoi më 18 tetornë vlerë prej 10 milionë eurove. Qytetarët sot kanë mundësi të paguajnë mjete për regjistrimin e fletobligacioneve të qytetarëve, ndërsa nesër do të mbahet ankandi, pas së cilit do të fillojë procesi i regjistrimit të fletobligacioneve të qytetarëve në emër të qytetarëve në Depozitarin Qendror të Letrave me Vlerë. 

“Qytetarët që do të regjistrojnë fletobligacione të qytetarëve si investim të vetin, do të përfitojnë interes ose kontribut prej 5% në nivel vjetor, përkatësisht për dy vite gjithsej 10% të vlerës së investuar. Pagesa e kuponit të parë do të bëhet më datë 14 nëntor të vitit 2024, ndërsa kuponi i dytë, përkatësisht interesi për vitin e dytë do të bëhet më datë 14 nëntor të vitit 2025, njëkohësisht me pagesën e mjeteve të investuara. Qytetarët mund të investojnë minimalisht 10.000 denarë, duke blerë një fletobligacion të qytetarëve”, theksohet në kumtesën e MF-së.

Fletobligacioni i qytetarëve është instrument i ri në tregun e brendshëm financiar, i cili emetohet nga shteti. Investimi në fletobligacionin e qytetarëve është pa risk, i sigurt dhe sjell rendimet atraktiv për qytetarët, duke mbrojtur kështu vlerën e parave të tyre.

Fletobligacioni i qytetarëve është hedhur në treg në korrik të këtij viti kur u publikua emetimi i parë, në të cilën qytetarët treguan interes 2.5 herë më shumë sesa vlera që u publikua në prospekt. Fletobligacioni i qytetarëve si instrument financiar do të jetë vazhdimisht i pranishëm në treg.

Përveç fletobligacionit të qytetarëve, si instrument i ri, Ministria e Financave ka lansuar edhe fletobligacionin e gjelbër, ndërsa do të pasojnë edhe fletobligacionet e zhvillimit dhe projektuese. Qëllimi i këtyre fletobligacioneve është mobilizimi i kapitalit privat në funksion të zhvillimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike.

Ndryshe, Ministria për Financa në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që në muajin korrik në procesin për emetimin e fletobligacioneve të qytetarëve kanë marrë pjesë 1 283 qytetarë me një vlerë rreth 1.5 miliard denarë.

Ministri Besimi premtoi që ky investim i qytetarëve në produkt është pa rrezik, i sigurt dhe produktiv, në kohën e inflacionit.

“Kjo do të ndikojë edhe mbi uljen e ekonomisë gri, sepse do t’i aktivizojë parat e gatshme që qytetarët i ruajnë jashtë sistemit”, deklaroi Besimi, duke sqaruar që nuk ka pasur kufi maksimat të investimeve.