RMV, deri më 10 tetor mund të dërgohen propozime në lidhje me propozim-konceptim për nxënësit e talentuar
Debati publik për përpilimin e Propozim-konceptit për zbulimin dhe punën me nxënësit e talentuar në arsimin fillor do të jetë i hapur deri më 10 tetor, transmeton Portalb.mk.
“Draft Koncepti vendos themelet për zhvillimin e një sistemi të lidhur dhe të arritshëm për njohjen, zhvillimin dhe monitorimin në kohë të potencialit të nxënësve, identifikimin profesional dhe ofrimin e mbështetjes së duhur arsimore. Dokumenti ofron udhëzime për punën e shkollave, bashkëpunimin me familjet dhe institucionet profesionale, shpërndarjen e përgjegjësive dhe monitorimin e cilësisë së mbështetjes”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Ministria sqaroi që ky Koncept është përpiluar në bazë të nenit 34 në Ligjin për arsimin fillor, dhe kjo po përpunohet së bashku me Biron për zhvillimin e arsimit.
Në këtë debat janë të ftuar gjithë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, drejtorët e shkollave, institucionet e arsimit të lartë dhe prindërit të japin kontribut në këtë propozim në adresën elektronike [email protected].