RMV, rrymë e lirë nga 1 dhjetori edhe gjatë ditës, në ndërkohë do të ndërrohen orëmatësit

Nga Elektrodistribucioni, filial i EVN-së, sigurojnë se të gjithë shfrytëzuesit e energjisë elektrike, të cilët do të ofrojnë akses për punëtorët e tyre, do të kenë tarifë ditore të lirë deri në fund të dhjetorit, transmeton Portalb.mk.

“Jemi duke bërë të gjitha përgatitjet teknike, gjithçka do të jetë gati deri në 1 dhjetor. Disa nga orëmatësat janë “të zgjuar”. Ata do t’i ndërrojmë brenda natës dhe nga 1 dhjetori rreth 20 mijë klientë do të kenë tarifa, ndërsa të tjerët do të jenë gjatë muajit, por shumë do të varet nga konsumatorët të cilëve u kërkojmë të vënë në dispozicion orëmatësat, në mënyrë që lexuesit tanë të mund t’i lexojnë, pasi orëmatësit vendosen gjatë leximit”, tha Sasho Saltirovski, drejtor i Elektrodistribucia.

Ai tha se nuk është problem aty ku ka orëmatës për të bërë ndryshimin brenda një muaji, sepse ata gjithsesi i lexojnë të gjithë njehsorët një herë në muaj për të përgatitur faturat e energjisë elektrike.

Komisioni Rregullator Energjetik ka marrë vendim për vendosjen e tarifës së lirë ditore nga 1 dhjetori nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

Këtë informacion kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski, e bëri të ditur edhe në qershor.

“Do të jetë e vlefshme nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Kjo është më së shumti që mund të bëjmë. E vendosim tarifën e lirë për shkak të sinjalit të çmimit të energjisë elektrike. Çmimi i rrymës  tetë muaj më parë ishte më e ulët”, shtoi Bislimoski.

Nga ana tjetër, kompanitë energjetike kanë kërkuar vazhdimisht që të rritet kostoja e rrymës, por rregullatori mendonte se kjo nuk duhet të ndodhë për momentin. Kriza energjetike i dha një goditje të rëndë ekonomive familjare për sa i përket buxhetit të tyre, ndaj nuk duhet menduar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.