RMV, u prezantua projekti i UNDP-së “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanit Perëndimor”

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u informua nga Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian për projektin rajonal “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor” i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), transmeton Portalb.mk.

Projekti ka nisur më 1 janar 2023 dhe do të zgjasë katër vjet. Me këtë projekt sigurohet ekspertizë dhe mbështetje për gjyqësorin dhe organeve të ndjekjes në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve të organeve gjyqësore dhe në aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për ballafaqimin me recidivët nga konfliktet dhe promovimin e pajtimit përmes ri-grantimit  të organizatave civile.

Në takim u diskutua edhe për Strategjinë për zhvillimin e gjyqësorit 2023-2027, agjendën legjislative dhe situatën në burgje.

Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut është cak i kritikave të vazhdueshme përshkak të vendimeve që merren në raste të korrupsionit të lartë.

Kujtojmë se, euroambasadori Dejvid Gir më pesë korrik njoftoi se, Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar mision vlerësues në Maqedoninë e Veriut në lidhje me punën e Këshillit Gjyqësor, pas disa skandaleve dhe trazirave së fundmi. Giri sqaroi që tashmë kjo i është propozuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shpreson se do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur. Ai theksoi që duhet të korrigjohet puna e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor në muajin maj ka qenë cak i kritikave negative nga ndërkombëtarët, pasi ish-kryetarja Vesna Dameva u shkarkua nga posti i saj më 26 prill. Në seancën e Këshillit Gjyqësor ka pasur debat kur Dameva ka refuzuar të vendosë një pikë votimi që nuk ishte në rend dite. Zëvendësi i saj Selim Ademi bëri thirrje për votim për shkarkimin e saj. Ai është mbështetur nga shtatë anëtarë dhe ka deklaruar se Dameva është shkarkuar dhe në prani të saj ka marrë drejtimin e seancës.

Pas skandalit ka ardhur një reagim nga ambasada amerikane. Nga aty theksuan se anëtarët e Këshillit kanë për detyrë ndërtimin e një sektori të pavarur gjyqësor. Pas dorëheqjeve të dy gjyqtarëve, Koalicioni “Të gjithë për një proces të drejtë” u bëri thirrje anëtarëve të tjerë që të dorëzojnë dorëheqjet. Gjykatësit kanë ardhur në pozitë tanimë tetë muaj, ndërkaq mandati i tyre është gjashtëvjeçar.