RMV, Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se është djegur 1 hektar pyll me pisha

Gjithsej 33 zjarre të hapura ka pasur gjatë ditës së djeshme në mbarë territorin e Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve pesë kanë qenë aktiv sot në mëngjes, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton Portalb.mk.

Prej pesë zjarreve aktive është fikur një zjarr malor, për të cilin ka pasur rrezik që të përfshihen pjesë më e madhe me mal cilësor. Bëhet fjalë për një zjarr në pjesën e fshatit Bigla të Dellçevës, i cili ka filluar mbrëmë rreth tridhjetë minuta pas mesnatës.

Nga QMK kumtuan se në fillim është djegur vegjetacioni i ulët, mal i përzier, ndërkaq më pas mali me pisha. Është djegur hapësirë me pisha prej rreth 1 hektari. Zjarri tërësisht është fikur nga ekipet e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale” – dega “Gollak” nga Dellçeva.

Me qëllim të parandalimit të zjarrit dhe reagimit në kohë të subjekteve nga Sistemi për Menaxhim me Kriza, QMK, apelon deri te qytetarët që të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambient të hapur dhe nëse shohin ndonjë zjarr menjëherë ta paraqesin në numrin pa pagesë 112.