RMV, po përgatitet ligj i ri për falje, presidenti nuk do të mund të falë persona për të cilët nuk ka aktgjykim të plotëfuqishëm

Presidenti nuk do të mund të falë persona të dyshuar, derisa zgjatë hetimi apo gjykimi, por ato persona do të mund të kërkojnë të falen vetëm pasi gjykata do të shqiptojë aktgjykimin dhe kur ai do të bëhet i plotëfuqishëm. Me këtë dispozitë u pajtuan edhe anëtarët e grupit punues i cili është duke punuar në Kodin e ri Penal, i cili sot mbajti debat publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje që është duke e përgatitur Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Drejtësisë informuan se, grupi punues qëndroi pas zgjidhjes sipas së cilës Presidenti mund të falë vetëm për dënim dhe jo për ndjekje penale të personave me emër të përcaktuar.

“Ky vendim ishte tërësish i mbështetur edhe nga grupi punues i cili është duke punuar në Kodin e ri Penal. Risi e rëndësishme janë edhe zgjidhjet me të cilat në detaje është përpunuar procedura e faljes. Të parapara janë afatet e shkurtëra për veprim për secilin nga institucionet, të cilat janë të përfshira në procedurën e faljes. Në atë kontekst janë edhe dispozitat që parashikojnë përgjegjësinë penale të personave që veprojnë në rastet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

E drejta e faljes është përdorur disa herë në të kaluarën. Me vendim të ish presidentit Boris Trajkovski, në vitin 2003 u falë Dosta Dimovska për aferën e parë të përgjimeve. Presidenti Branko Crvenkovski në vitin 2008 fali Zoran Zaevin, i cili atëherë ishte kryetar i Komunës së Strumciës. Gjorgje Ivanov në vitin 2016, fali 56 persona, një pjesë e tyre të dyshyar në lëndët të ish PSP-së, në mesin e të cilëve edhe funksionarë të lartë të pushtetit të kaluar, por vendimi u tërhoqë, ndërsa një pjesë e tyre kërkojnë që Gjykata e Strasburgut të vendosë nëse falja e dhënjë njëherë mund të tërhiqet.