Ministria e Jashtme e Bullgarisë për fjalimin e Kovaçevskit: Çdo krahasim me Rusinë dhe Ukrainën është cinik dhe i papranueshëm

Çdo krahasim me vuajtjet e popullit ukrainas në luftën aktuale të pajustifikueshme të Rusisë është cinik dhe i papranueshëm, ka reaguar Ministria e Jashtme bullgare ndaj fjaimit të mbrëmshëm të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski para Këshillit të Evropës, ku tha se, diskursi që përdoret nga ana e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i ngjajshëm me diskursin që përdorë Federata Ruse ndaj Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

Krahasimi i kryeministrit, vjen si përgjigje e deklaratës së nënkryetares bullgare, Ilijana Jotova e cila u ankuar për “shkeljen sistematike të të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“MPJ thekson se, është e papranueshme që deklarata për shqetësim për të drejtat themelore njerëzore të një komunitet të caktuar të përdoret si pretekst për sulme të pabaza dhe kaustike ndaj një vendi anëtar i BE-së. Deklarata e kryeministrit të RMV-së tregon edhe njëherë qartë raportin e vërtetë të Shkupit ndaj vlerëve kyçe të BE-së dhe refuzimin e së drejtës të reagojë ndaj deficiteve aktuale. Çdo krahasim me vuajtjen e populit ukrainas në luftën aktuale të pajustifikueshme të Rusisë është cinik dhe i papranueshëm”, reaguna nga MPJ-ja bulgare.

Më tej kanë shtuar se, perspektiva evropiane e vendit është e përcaktuar me respektimin rigoroz të mekanizmit evropian të vendosur në korrik të vitit 2022 dhe porositën se, tentimet për shpërqëndrimin e vëmendjes së opinionit nga mungesa e vulnetit për përmbushjen e detyrimeve, nuk janë produktive dhe dallojnë nga dëshira deklarative e Shkupit për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Veçanërisht shqetësuese në deklaratën e kryeministrit Kovaçevski, është supozimi se, nëse Maqedonia e Veriut nuk i vazhdon negociatat për anëtarësim në BE, ajo do të ketë ndikim negativ ndaj Shqipërisë. Bullgaria mbështetë vazhdimisht integrimin evropian të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimir në bazë të meritave të tyre. Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria ka hapur tërësisht negociatat qasëse dhe dinamika me të cilën do të përparojë varet vetëm nga përparimi i saj në procesin e reformave”, thuhet në reagim.

Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u përkeqësuan në vitin 2019, pasi Sofja bllokoi integrimit evropian të Shkupit si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve për të kaluarën historike, si dhe çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.