RMV, Petliçkovski do të vazhdojë të jetë në krye të Komisionit për sëmundje ngjitëse

Ministri për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që Aleksandar Petliçkovski do të vazhdojë të jetë kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“D-r Petliçkovski nuk është larguar nga pozita e kryetarit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, ai vazhdoi edhe më tutje të kryen funksionin e tij”, sqaroi Ministria.

Ministria theksoi që në rast nevojë, mund të dëshmohet përmes dokumenteve që ai akoma është kryetar i Komisionit.

Ndryshe, Petliçkovski është në krye të këtij Komisioni prej 1 shkurtit të vitit 2022.