RMV, paratë për nxënësit u vonuan për shkak gabimit në paraqitjen e të dhënave

Shkollat kanë dërguar listat e nxënësve që i plotësojnë kushtet për mbështetje financiare, të cilët i kanë dërguar dokumentet e nevojshme. Në ato lista janë shënuar të dhënat për prindin / kujdestarin që është bartës i kërkesës, që janë të nevojshme për realizimin e pagesës. Por, gabimet në të dhënat e dërguara nga shkollat, e kanë penguar procesin e pagesës në Ministrinë për Financa, transmeton Portalb.mk.

Kjo është përgjigjja e Ministrisë për Arsim dhe Shkencës në lidhje me vonesën e pagesave që i premtoi Qeveria.

Prindërit presin paratë për muajin dhjetor të vitit 2023 dhe janarin e vitit 2024, ndërsa ditët e ardhshme pritet të ketë pagesa edhe për muajin e radhës. Prej Ministrisë nuk morëm përgjigje rreth asaj se kur prindërit saktë do të mund të marrin paratë.

“Shkollat kanë dërguar listat e nxënësve që i plotësojnë kushtet dhe i kanë dërguar dokumentet, në përputhje me thirrjen publike. Në listë janë shënuar të dhënat e prindit / kujdestarit që ke parashtruar kërkesën, si nevojshme për marrjen e parave. Gabimet në të dhënat e dërguara nga shkollat, e kanë penguar procesin e pagesës në Ministrinë për Financa”, njoftojnë nga Ministria.

Ata theksuan që të punësuarit e Ministrisë në vazhdimësi kanë qenë në kontakt me shkollat.

Meta.mk në bisedë me prindërit, është informuar që disa prind tashmë i kanë marrë mjetet, ndërsa tjerët janë në pritje. Kishte raste kur familja e ka marrën mbështetjen për fëmijën në fillore, ndërsa në të mesme akoma jo.

Ndryshe, familjet që kanë nxënës në shkolla fillore dhe të mesme prej muajit dhjetor kanë mundësi të marrin mbështetje financiare 20 euro për filloristët dhe 30 euro për gjimnazistët. Këto familje nuk duhet të kenë të ardhura të përgjithshme prej neto-pagave mbi  50.000 denarë.

Mënyra e paraqitjes është përshkruar në thirrjen e publikuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), e cila ka siguruar dhe është përgjigjur për pyetjet më shpesh të parashtruara për këtë masë.