RMV, një zjarr aktiv në ambient të hapur prej gjithsej 10 të evidentuar

Qendra për Meanxhim me Kriza ka njoftuar se, në territorin e Maqedonisë së Veriut sot janë evidentuar gjithsej 10 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve vetëm një mbetet aktiv, transmeton Portalb.mk.

Aktiv mbetet zjarri në Komunën e Dollnenit fshati Strovjë, pas vendit të quajtur Gajdarecë-Klepalë (pyll me shkurre të ulëta). Një zjarr është vënë nën kontrollë edhe atë në Komunën e Berovës – Mali Goten drejt maleve të Maleshevës (bredh, ah, shkurre të ulëta, pishë, kaçube dhe vegjetacion i ulët)

Ndërkaq, janë shuar 8 zjarre;

  1. Komuna e Kërçovës – fsh. Sërbicë (vegjetacion i ulët dhe kashtë e djegur)
  2. Komuna e Kumanovës – fsh. Provicë, pranë kishës Shën Mina (vegjetacion i ulët)
  3. Komuna e Likovës – fsh. Nikushtak (vegjetacion i ulët dhe kashtë e djegur)
  4. Komuna e Çashkës – fsh. Martolcë (vegjetacion i ulët)
  5. Komuna e Resnjës – fsh. Perovë (vegjetacion i ulët dhe kallamishte)
  6. Komuna e Manastirit – rr. Dovlexhik (vegjetacion i ulët)
  7. Komuna e Gjevgjelisë – autostrada Gjevgjeli–Demir Kapi, pranë fsh. Miravcë (vegjetacion i ulët)
  8. Komuna e Strugës – fsh. Veleshtë (vegjetacion i ulët)

Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut përballet me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.