RMV, në veturë kishte 11 migrantë, njëri prej tyre ndërroi jetë pasi vetura ra në humnerë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 39-të vjeçarin G.SH. nga Kavadari, nën dyshimet për kontrabandë të emigrantëve, duke shkaktuar edhe vdekjen e njërit prej tyre, transmeton Portalb.mk.

“Ai ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “chrysler”, i cili në afërsi të Dojranit është përplasur në humnerë, në të cilin janë transportuar 11 persona migrantë nga Siria, nga të cilët njëri prej tyre ka vdekur, kurse të tjerët kanë pësuar lëndime trupore”, njoftoi Policia.

Përpara se vetura të përplaset në humnerë, raportohet që 39 vjeçari ka kërcyer dhe ka ikur nga vendngjarja.